
Ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu tha se sot nis rikthimi i trupave të dislokuara së fundmi në jug dhe në perëndim të vendit, duke shtuar se ato kaluan testin e gatishmërisë për luftim.
Shoigu tha se “objektivi i dislokimit surprizë ishte arritur, duke treguar gatishmërinë për mbrojtjen e vendit”.
Në të njëjtën ditë ministria e mbrojtjes publikoi pamje të trupave që simulonin zbarkime bregdetare në gadishullin e Krimesë dhe sulme raketore të sistemeve mbrojtëse ndaj agresorëve të mundshëm.
Në deklaratë ministria tha se manovrat “lejojnë praktikimin e zbarkimit të trupave tejkalimit të mbrojtjeve raketore të armikut të kushtëzuar”.
Ndërkohë përplasjet e armatosura mes forcave të Ukrainës dhe ushtarëve të dy republikave separatiste në lindje janë përshkallëzuar dhe Moska ka thënë se mund të ndërhyjë për të parandaluar kriza të mundshme humanitare.



