MaqedoniTopLajm

Një prononcim nga Eco Guerialat se kush e katandisi dheun në banjon e Tetovës

Është ky eskavatori që shkaktoi shembjen e dheut në rrugën e fshatit Banjë të Tetovës. Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” ka publikuar videon, ku ndër të tjera edhe ironizohet Komuna e Tetovës e cila nuk reagon edhe pas shumë akuzave ndaj saj për lejimin e këtij aksidenti që mund të ishte shumë tragjik.

“Ne, duke pritur arsyetimin e radhës nga Komuna e Tetovës për ‘fatkeqësi natyrore’ ose tërmet që ka ndodhur në rrugën e Banjës, tash na shfaqet videoja që shembja e dheut është shkaktuar nga punimet e bagerit. Në rrugë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për mbrojtje, ka mundur të ketë edhe viktima. A e ka ndërmend Prokuroria t’a hetojë dikend në Tetovë apo do flej gjumë?”, theksohet në reagimin e “Eco Guerillës”.

Ndërkohë, drejtuesi i Eco Guerillës, Arianit Xhaferi, ditën e djeshme ka publikuar një foto ku shihej muri gjysmë i rrëzuar, i cili kishte një kohë të gjatë që qëndronte kështu duke rrezikuar qytetarët.

“Unë e mbajta aq sa munda, pastaj e mbajtën dhe njerëz të tjerë. Një kohë të gjatë e ka mbajt një libër i trashë, i mbushur me rrenat e Nasradinit, që poashtu njihet si platforma e premtimeve të Teuta Arifit, por për fat të keq sot ra”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në Facebook.

Kreu i Eco Guerillës ka shpjeguar se rruga e Banjës së Tetovës u asfaltua para pak vitesh dhe shumë pak kohë më pas ky mur u shemb. Xhaferi ka alarmuar se ky mur përbënte rrezik për qytetarët që nga maji i vitit 2018. Ai ka thënë se zyrtarët e Komunës që atëherë premtuan se muret mbrojtëse do rregulloheshin, por se ky premtim nuk u realizua asnjëherë.

Për këto çështje Televizioni Shenja ka kërkuar shpjegime në Komunën e Tetovës, por deri tash nuk ka marrë përgjigje. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close