
Çmimet maksimale për trajnimet e të infektuarve me koronavirus në spitalet private nuk duhet të kalojnë shumën 5 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në seancën e sotshme të Qeverisë, do të kërkohet që përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, të kufizohen çmimet për trajnimin e pacientëve me Kovid-19, nëpër spitalet private.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Me ndryshimin në Ligjin për Diagnostifikimin dhe Mjekimin e Pacientëve me Kovid 19 propozojmë që çmimi të lëviz prej 40.000 denarë deri në 305.000 denarë. Shteti përpos që ka autorizime të nënshkruaj marrëveshje me spitalet nëpërmjet Fondit të Sigurimit Shëndetësor mund të vendosë edhe limit maksimal për një mjekim privat Kovid-19. Rregullimi i çmimeve është e nevojshme që të mos vijmë në situatë që institucionet private të mos jenë të kapshme për shumicën e qytetarëve në vendin tonë”
Nga ana tjetër, në vendin tonë priten që deri në qershor të këtij viti të arrijnë 100.620 doza të vaksinave Fajzer, përmes sistemit Kovaks, njoftoi Lidhja Globale për Vaksina dhe Imunizim (Gavi),udhëheqës me mekanizmin Kovaks. Nga Gavi njoftojnë se do t’i dërzojnë dozat e kërkuara në të gjitha vendet që kërkuan vaksina në gjysmën e parët të vitit. Drejtori i përgjithshëm i GAVI-t, Seth Berkeley, ka deklaruar se jemi në një gjendje kritike dhe për furnizimin e vaksinave duhet mbështetja e institucioneve kompetente.
Seth Berkeley, drejtori i përgjithshëm i GAVI
“Po përballemi me një sfidë të frikshme, pasi duam t’i japim fund fazës akute të pandemisë, do të jemi të sigurt vetëm kur të gjithë janë të sigurt dhe përpjekjet tona për të siguruar dozat e nevojshme varen nga mbështetja e vazhdueshme e qeverive dhe prodhuesve të vaksinave”
Maqedonia e Veriut përmes sistemit Kovaks ka marrë 24.000 doza të vaksinave të Astra Zenekës kah mesi i muajit mars, ndërsa pritet që të arrijnë edhe 81.600 doza në fund të prillit, që sipas planit strategjik do të vaksinohen personat mbi 60 vjeç.



