MaqedoniTopLajm

Vjosa Osmani ja beson stafin një Tetovari, Blerim Velës

  1. Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.

Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.TOP24

 

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase,ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në profilin e saj në facebook.

Lajmin për Top24 e ka konfirmiar edhe vetë familja Vela,ndryshe Blerimi është djali i profesorit të njohur të anatomisë Agim Vela i cili një periudh ka qenë edhe rektori i UNIVERSITETI SHTETËROR TË TETOVËS.

Related Articles

Back to top button
Close
Close