LajmeMaqedoniTopLajm

Largimi Zejdit nga AAA, mundësi bashkimi me Lëvizjen Besa

Vendimi i mbrëmshëm i kryesisë së Alternativës për largimin nga organet e partisë të njërit nga më të zënshmit e këtij subjekti Skender Rexhepi Zejd, shihet si një sinjal nga partia e Gashit për ribashkim të strukturave me Lëvizjen Besa. Burime për TOP24 thonë që një gjë e tillë mund të jetë e mundur pasi Zejd ishte iniciatori për ndarjen e Lëvizjes Besa edhe pse ai deri vonë një natë para se të ndodhë ndarja ka qenë deri vonë pas mesnate me strukturat e Lëvizjes Besa për tu ndarë të nesërmen thonë për TOP24 burime të afërta nga dy subjektet.

Ndryshe Zejdi ditë më parë u takua me kryeministrin e vendit Zoran Zaev edhe pse Afrim Gashi dhe Zijadin Sela kishin deklaruar se koordinatori i grupit parlamentarë nuk ka punë me kryeministrin por me kryetarin e kuvendit por një qëndrim të tillë nuk e respektoi Skender Rexhpi Zejd, tani më i shkarkuar.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close