Kasami u shpreh përmes rrjetit social facebook:
Me votën e delegatëve të kuvendit, Lumir Abdixhiku sot u zgjodh kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik, ku delegatët përmes votës së tyrë zgjodhën udhëheqësinë e re.
Subjekti më i vjetër në Kosovë votoi për gjeneratë të re, kjo padyshim flet për pjekuri dhe vetëdije në skenën politike të Kosovës.
Lumirit, i uroj shumë sukses dhe fat në detyrën e re.