
Dështim dhe mos sukses për shëndetin e popullit. Kështu VMRO DPMNE e komenton faktin që në vend ende nuk ka nisur vaksinimi kundër Covid- 19.
Opozita pohon se asnjë vend nuk ka raste të vdekjes për kokë banori sikur Maqedonia dhe kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe të bartin përgjegjësi. Në ndërkohë, donacionin e sotëm të vaksinave nga Serbia e quajtën lëmoshë. “Nga LSDM thonë se në ditën kur vendi i pranon vaksinat e para, VMRO DPMNE vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.
Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe të papjekur, gjashtë herë humbasin në zgjedhje dhe ende do të qëndrojnë në opozitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.




