Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka mbrojtur sot me sukses titullin doktor i shkencave ekonomike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Këtë arritje të rëndësishme akademike, Dauti ia ka dedikuar familjes së saj, bashkëshortit dhe fëmijëve, ndërsa një dedikim të veçantë ia ka kushtuar babait të saj të ndjerë, i cili, sipas saj, e kishte mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj, shkruan Top24
“Babë, u kry!”, shkroi Dauti në postimin e saj, duke shprehur emocionet për përfundimin e këtij rrugëtimi.
“Me kënaqësi, krenari dhe mirënjohje për të gjithë ata që më mbështetën, ndaj sot me ju momentin e mbrojtjes së doktoraturës”, shkroi ajo.
Dauti theksoi se doktoratura mund të ishte përfunduar shumë më herët, por arsyet që e sollën këtë ditë sot i konsideron po ashtu me shumë kënaqësi.
Ajo shprehu mirënjohje për bashkëshortin dhe fëmijët e saj, duke i cilësuar si “yjet e botës” së saj.
“Faleminderit Beko, faleminderit yjet e botës sime, Valdrina – Lirëza – Aldrin!”, përfundoi deputetja Dauti.


