Arbër Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së, në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, çështjet e drejtësisë ndërkombëtare dhe raportet politike në rajon.
Në fokus të intervistës ishte edhe ndikimi i Serbisë në Shkupin zyrtar, ndërsa Ademi hodhi një tezë shqetësuese: a po rritet ndikimi i Beogradit në institucionet e Shkupit dhe a mund të jetë kjo pjesë e një skenari që synon dobësimin dhe largimin e shqiptarëve nga vendimmarrja politike?
Të gjitha këto zhvillime, Ademi i analizoi në një intervistë të drejtpërdrejtë për Euronews Albania.


