Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot në një deklaratë për Studio10, është shprehur i bindur se Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni të veriut, dhe do ta vuajë dënimin me burg që i është shqiptuar nga Gjykata Penale.
“Gruevski do të kthehet në vend dhe do ta vuajë dënimin”, thotë Spasovski.
Ikja e tij shkaktoi shumë reagime dhe kritika nga Ministria e Punëve të Brendshme për atë se si ka lejuar kjo ministri që Gruevski të ikë.