Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden javën e ardhshme me siguri do ta pranojë vaksinën kundër koronavirusit të ri, ka bërë të ditur ekipi i tij kalimtar.
Nënpresidenti aktual, Majk Pens do të vaksinohet para Bajdenit, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se të premten do ta pranojë dozën e parë të vaksinës në vend publik.
Disa ditë më parë, ish presidentët amerikan, Barak Obama, Bill Klinton dhe Xhorxh V. Bush deklaruan se do të vaksinohen.