Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka komentuar situatën lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
I ftuar në një emision televiziv, Lushtaku është shprehur i emocionuar teksa ka folur për mundësinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, të njohur si “4-shja”.
Ai ka deklaruar se, nëse ata dënohen, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë hapa që, sipas tij, do t’u mundësonin qytetarëve të armatosen.
“Po u dënuan 4-shja, Kuvendi duhet t’ia lejojë çdo qytetari armatimin”, ka deklaruar Lushtaku.
Deklarata e deputetit të PDK-së vjen në kuadër të diskutimeve të tij për procesin gjyqësor në Hagë dhe për qëndrimin që, sipas tij, duhet të mbajë institucionet e Kosovës ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


