SportTopLajm

Zidane: Benzema, sulmuesi francez më i mirë në histori

Në konferencën e shtypit pas ndeshjes Real Madrid – Athletic Bilbao, e cila u fitua 3-1 nga “Los Blancos”, trajneri Zinedine Zidane konfirmoi suksesin, por mbi të gjitha lëshoi një deklaratë të fortë në lidhje me paraqitjen e Karim Benzemasë, që shënoi një tjetër dygolësh vendimtar.

“Kur luan 11 kundër 10, nëse e interpreton mirë ndeshjen, mund ta bësh më të thjeshtë, por ndodhi e kundërta. U nxituam shumë, duhet të ishim më të duruar. Pas ndeshjes së katërt në 10 ditë gjithsesi arritëm 3 pikë të tjera dhe duhet të jemi shumë të kënaqur. Courtois bëri një pritje të madhe në fund, është e vërtetë, por e merituam fitoren. E rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm.”

Pastaj, elozhet për qendërsulmuesin francez, që shënoi dy gola. Zidane një emblemë e Francës si futbollist dhe pjesë e historisë së kësaj skuadre, rezervoi një deklaratë vërtet të rëndësishme për sulmuesin e tij.

“Benzema për mua është sulmuesi më i mirë në historinë e Francës dhe këtë e demonstron ajo që po bën. Nuk mendon vetëm për golin, në fund është gjithmonë vendimtar. Pa bërë një ndeshje të madhe, këtë herë shënoi dy gola. Ai është gjithmonë, si lojtarët e mëdhenj. Tani është një lojtar më i kompletuar se më parë. Nuk është një numër 9 i pastër, nuk mendon vetëm për të shënuar dhe kjo është ajo që pëlqej më shumë tek ai”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close