Pas takimit të Këshillit të Sigurisë, në të cilën është miratuar rekomandimi për shpallje të gjendjes së krizës, në pyetjen se përse nuk vendoset orë policore, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka theksuar se restrikcioni i tillë nuk do të kishte efekt.
“Restrikcioni në lëvizje vlerësojmë se nuk do të ketë asnjë efekt, sepse ajo që duhet të pengohet është grupimi, që tani më është e ndaluar. Masa tjetër e cila duhet të respektohet është bartja e maskave mbrojtëse”, ka thënë ministri Venko Filipçe.