LajmeMaqedoniTopLajm

Bullgaria tha “jo” për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria vendosi veto për Maqedoninë e Veriut, ndërsa dha dritë të gjelbër për Shqipërinë. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ektaerina Zaharieva deklaroi se vendi i saj e mbështetë kornizën negociuese për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë kornizën negociuese me Republikën e MV dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Propozimi nuk i pasqyron kërkesat bullgare dhe nuk mund të përkrahet në formën aktuale”, theksoi Zaharieva.

Ajo tha se Shqipëria i plotëson shumicën e kushteve të vendosura në mars.

Zaharieva gjatë video-konferencës me ministrat e Jashtëm të BE-së, falënderoi Berlinin për ndihmën gjatë negociatave me Shkupin.

Ajo tha se nuk është arritur progres i dukshëm në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë nga viti 2017.

Ne kemi tre kushte themelore – respektimin e formulës për gjuhën nga viti 1999 dhe të konfirmuar me marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë, udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017, tekst shumë të qartë, në të cilin do të theksohet se Maqedonia nuk ka pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Këto kushte ende nuk janë përfshirë në kornizën negociuese”, theksoi Zaharieva.

Ajo bëri të ditur se, Bullgaria është çdoherë e hapur për bisedime dhe gjetjen e zgjidhjeve, por kur të zhvillohen negociata, theksoi ajo, nevojiten kompromise nga të dyja palët.

Sofja zyrtare kohëve të fundit ka paralajmëruar vazhdimisht Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve.

Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Anëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Komisionin e përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit më 15 dhe 16 tetor, realizuan takime në Shkup, por nuk arritën të gjejnë zgjidhje për kontestet mes dy vendeve.

Dy palët kanë pranuar se më e mundimshme do të jetë shqyrtimi i periudhës rreth ngjarjeve dhe figurave të shek. 19 dhe fillimi i shek. 20, periudha e paraqitjes së lëvizjeve kulturore, shpirtërore dhe politike në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka dallime serioze midis historive të dy vendeve.  Njëra ndër temat më të vështira është qasja ndaj figurës dhe veprës së Goce Dellçevit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close