LajmeMaqedoniTopLajm

Mushkolaj: Qeveria e Maqedonisë duhet formohet me parimin Fituesi me Fituesin

Në një deklaratë të fundit gjatë emisionit Debat Plus, analisti politik Imer Mushkolaj ka shprehur mbështetjen e tij për parimin që partia fituese në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të jetë ajo që formon qeverinë, veçanërisht nëse është një parti e shqiptarëve. Mushkolaj ka theksuar se legjitimiteti i qeverisë është i cunguar nëse partia e dytë shqiptare hyn në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Ai ka shprehur gjithashtu skepticizmin e tij ndaj ndryshimeve të fundit kushtetuese dhe ka vënë në dukje se deklaratat e partive politike kanë ndryshuar vazhdimisht pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Mushkolaj ka komentuar se euforia e VLEN-it për ndarjen e pozicioneve në qeverinë e ardhshme është e çuditshme dhe ka shtuar se përfshirja e tyre në qeveri nuk do të garantojë automatikisht legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas tij, vetëm partia fituese mund të pretendojë legjitimitetin e vërtetë të përfaqësimit të shqiptarëve në qeverinë e re.

“Unë e mbështes parimin që partia fituese ta krijojë qeverinë, dhe partia fituese në Maqedoni të jetë e shqiptarëve. Legjitimiteti është i cunguar për mua në qoftë se partia e dytë nga kampi shqiptarë, cila do qoftë ajo hyn në pushtet me VMRO-DPMN–në. Përtej kritikave që kamë për ndryshimet kushtetuese, çdo her deklaratat nga zgjedhjet presidenciale e deri te këto parlamentaret i kanë ndryshuar vazhdimisht deklaratat.
Më duket shumë e çuditshme euforia e VLEN-it kur ata duket se i kanë ndarë dh pozicionet në qeverinë e ardhëshme. Unë nuk mendoj se VLEN-ni do të jenë përfaqësues legjitim të shqiptarëve vetëm se do të përfshihen në qeveri, sepse legjitiitetin e shqiptarëve do ta ketë vetëm partia fituese”, tha Mushkolaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close