LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Gabimet e Filipçes paguhen me dhjetëra të vdekur

 Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se gabimet e Filipçes paguhen me dhjetëra të vdekur, ndërsa dorëheqja tashmë është hap i vogël, këtu ka përgjegjësi penale.

“Paaftësia e Filipçes gjatë 24 orëve të fundit groposi 30 qytetarë”, thonë nga kjo parti,.

Sipas tyre Filipçes i shkon me rekorde të zeza dhe se i ai nuk kujdeset aspak për shëndetin e qytetarëve.

“I paafti Filipçe gjen kohë vetëm për bizneset dhe tenderët e tij dhe për njerëzit e Qeverisë. Filipçe shkatërroi sistemin shëndetësor”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Siç thonë nga kjo parti për shkak se spitalet nuk mund të menaxhojnë me pasojat e krizës së coronavirsit, për shkak se vdesin pacientët rrugës dhe se nuk ka barna, Filipçe duhet të japë dorëheqje.

“Për shkak të kësaj, Filiçe duhet të japë dorëheqje e cila në këto kushte është veprimi më i paktë. Secili që rrezikon shëndetin e qytetarëve duhet të përgjigjet penalisht”, thonë nga kjo parti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close