Sport

Ankth për dëmtimin e Zaniolos, fantazisti rrezikon një tjetër operacion në gju

Italia triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Holandës në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, falë një goli të shënuar nga mesfushori i Interit Nicolo Barella, por festa e të kaltërve u prish nga një dëmtim i Zaniolos.

Fantazisti i talentuar i Romës e nisi sfidën si titullar, por u largua nga fusha pas rreth 40 minutash, për shkak të një problemi në gju, ndërsa aktualisht po pret me ankth ekzaminimet që do të kryejë sot në kryeqytetin italian.

Gjithçka ndodhi pas një përplasjeje me futbollistin më të ri të Manchester United, Donny Van de Beek, ndërsa mjeku i kombëtares italiane Andrea Ferrotti pranoi se momentalisht konstatohet një deformim në gju, por i tremben dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar.

“bëhet fjalë për një deformim shqetësues në gju, por duhet të presim ekzaminimet për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit. Krahasimi me gjurin tjetër është i vështirë, sepse në të ka bërë një ndërhyrje. Ai është shumë i shqetësuar, ashtu si edhe ne, por të shpresojmë për më të mirën”, deklaroi Ferrotti.

Zaniolo vjen nga një dëmtim i rëndë i pësuar në janar në një përballje Roma-Juventus dhe qëndroi jashtë fushave përreth 6 muaj, pasi iu nënshtrua pikërisht një operacioni në gju, ndaj shqetësimi është se mund t’i duhet një tjetër ndërhyrje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close