Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shfaqur sërish në publik pas një periudhe të gjatë mungese nga skena publike.Kësaj radhe, Zaev ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Prania e ish-kryeministrit në këtë organizim diplomatik ka tërhequr vëmendje, duke qenë se ai prej kohësh nuk është shfaqur në aktivitete publike të këtij lloji.


