EVN-Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për energjinë!

Në tenderin e sotëm për furnizimin me energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël për periudhën janar – dhjetor 2027, EVN Home, në cilësinë e Furnizuesit Universal me energji elektrike, zhvilloi procedurën e prokurimit në dy lote: për 70% dhe 30% të sasive të përgjithshme të nevojshme.

Për lotin që përfshin 70% të sasive të planifikuara, ofertën më të volitshme e dorëzoi SHA EMV, me çmim prej 65 euro për megavat-orë (MWh).

Për 30% të mbetura të sasive të nevojshme, ofertën më të volitshme e dorëzoi SHA EMV, me çmim prej 74 euro për megavat-orë (MWh).

Nën mbikëqyrjen e plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me detyrimet ligjore dhe metodologjinë e përcaktuar paraprakisht, në periudhën e ardhshme EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike bazuar në parametrat hyrës të përcaktuar më parë.

Me respekt,

EVN Home