Dy policë dyshohen se rrahën brutalisht një të mitur – Në incident përfshihet edhe një polic nga Serbia! Sipas MPB-së, incidenti ka ndodhur më 29 korrik 2026, kur policia ndaloi një të mitur që drejtonte motoçikletë pa patentë. I mituri tentoi të largohej, por u kap nga policët.
Gjatë ndalimit, sipas kallëzimit, i mituri është goditur me shkop gome dhe një send të fortë, duke pësuar lëndime në disa pjesë të trupit.
MPB-ja ka ngritur kallëzim penal ndaj tre policëve për dyshime për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Ndaj dy policëve nga Ohri do të zhvillohet edhe procedurë disiplinore, ndërsa autoritetet e Serbisë janë përfshirë në procedurën për sqarimin e rolit të policit serb.


