Mexhiti: Çairi bashkoi studentët shqiptarë, nga Shkupi deri në Vlorë! (FOTO)

Nga Shkupi e Tetova, nga Prishtina, Tirana e Vlora, studentët e universiteteve shqiptare bëhen bashkë në Çair!
Sot, në palestrën “Shaban Tërstena”, nis Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”. Për dy ditë, ekipet e universiteteve tona do të garojnë me njëri-tjetrin. Për shumë prej këtyre studentëve, kjo është edhe një mundësi për t’u njohur, për ta parë nga afër Çairin dhe për të krijuar lidhje që mund të vazhdojnë edhe pas garës.
Kështu e shohim zhvillimin e Çairit në praktikë. Investimet në sport dhe në hapësirat publike u shërbejnë të rinjve tanë çdo ditë dhe na japin mundësinë të mirëpresim gara që e bëjnë Shkupin pikë takimi për studentët shqiptarë. Për ne si komunë, kjo Universiadë tregon sa rëndësi ka që të rinjtë të kenë më shumë mundësi për t’u stërvitur, për të garuar dhe për të përfaqësuar qytetin e tyre.
Falënderoj Universitetin “Nënë Tereza” dhe Këshillin Organizativ që i bënë bashkë këto ekipe në Çair. Pjesëmarrja e universiteteve dhe e federatave nga Kosova e Shqipëria na jep mundësinë ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me gara e aktivitete të përbashkëta gjatë vitit.
Çairi dhe Shkupi ju mirëpresin me kënaqësi. Falemnderit dhe suksese të gjitha ekipeve që janë pjesë e kësaj Universiade!” ka shkruar Izet Mexhiti