Bekim Berisha: Grubi po gjykohet pse deshi të bëj këtë që po bën qeveria sot!

Aktivisti Bekim Berisha përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar deklaratën e ministrit Nikollovski se nga 1 Janari në shtet lojra online të fatit do të organizoj vetëm qeveria. Berisha më tej numëron projektet që ishin nisur nga ish zëvendëskryeministrit i parë Artan Grubi.

Artani po gjykohet pikërisht për këtë, pse Qeveria 2020-2024 ka vendos ta bën këtë që kjo Qeveri po e bën tash.
Kjo Qeveri vetëm po i vazhdon dhe zbaton ato që i ka bë dhe i ka nis qeveria e kaluar dhe për të cilat i akuzuan egërsisht:
Koridori 8
Koridori 10
Shkup – Bllacë
One stop shop
Rruga e Arbërit
Qarkorja e Tetovës
Hasan Prishtina
Lotari shtetërore, e jo private dhe dislokim e mbyllje të kazinove dhe bastoreve.
Marrja e kontrollit mbi lojërat e fatit nga shteti prej duarve të privatit si dhe dislokimi nga shkollat, xhamitë e kishat u quajt krim, e tash kjo qeveri po e bën atë të cilën e quajtën krim. Tash qenka proekt i mirë.
Ndërprejeni këtë cirk, gjyq politik…