Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timpo Mucusnki mbrëmë në Shkup ka mbajtur fjalim në konferencën “Siguria në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga instituti gjerman “Aspen” (Aspen Institute Germany) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
“Theksova se, në kushte të ndryshimeve të thella gjeopolitike, siguria e Ballkanit Perëndimor është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, qëndron në postimin e Mucunskit në Fejsbuk.
Mucunski e theksoi orientimin tonë të qartë strategjik: anëtarësimin në NATO, harmonizimin njëqind përqind me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe përcaktimin e fuqishëm për anëtarësim të plotfuqishëm në BE.
“Theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian është bashkim gjeopolitik i Evropës dhe investim strategjik në një kontinent më stabil dhe më të sigurt”, theksoi Mucunski.
Ministri potencoi se Ballkani Perëndimor duhet gjithnjë e më shumë të njihet si rajon që kontribuon drejt rezistencës kolektive dhe sigurisë evropiane.
“Kjo kërkon përgjegjësi politike, bashkëpunim më të fortë rajonal dhe vetëdije se siguria e një vendi nuk mund të ndahet nga siguria e fqinjëve të tij”, shtoi Mucunski në njoftim.


