Sot, Ministria e Financave publikoi Prospektin për emetimin e fletobligacionit të ri të qytetarëve. Bëhet fjalë për emetimin e katërt të fletobligacionit të qytetarëve, me afat maturimi prej 2 vjetësh dhe normë interesi prej 4.6% në nivel vjetor.
Fletobligacionet e qytetarëve mund të regjistrohen në degët e bankave afariste në vend deri më 1 dhjetor të vitit aktual 2026, ndërsa ankandi është caktuar të mbahet më 3 dhjetor 2026.
Vlera e fletobligacionit që qytetarët mund ta regjistrojnë është 10.000 denarë, përkatësisht një fletobligacion të qytetarëve. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh.
Data e maturimit të fletobligacioneve është 11 dhjetori i vitit 2029. Interesi për vitin e parë maturon më 11 dhjetor të vitit 2028, kurse për vitin e dytë më 11 dhjetor të vitit 2029.
Ministria e Financave, deri më tani ka lëshuar tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u lëshua më 13 korrik të vitit 2023, në vlerë prej 23.5 milionë eurosh. Emetimi i dytë u lëshua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh dhe emetimi i tretë më 12 dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.
Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i parë dhe i dytë, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.


