Komuna e Çairit nën drejtimin e Izet Mexhitit po vazhdon me intensitet të lartë realizimin e projekteve infrastrukturore, duke i kthyer premtimet e dhëna para qytetarëve në vepra konkrete.
Sot është asfaltuar rruga “Dervish Hima”, një tjetër projekt i përmbushur në kuadër të aktiviteteve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës së banorëve.
Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e angazhimit të kryetarit të komunës Mexhiti për të investuar në çdo lagje të Çairit, me fokus në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Çairi po ndryshon përmes punës në terren, investimeve dhe realizimit të premtimeve.


