Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Jay Clayton, ka deklaruar se kërcënimet nga Irani kundër amerikanëve janë “rritur ndjeshëm”, transmeton Anadolu.
“Do të doja të flisja shkurtimisht për kërcënimin nga Irani”, tha Clayton gjatë raportimit në një seancë dëgjimore të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, lidhur me kërcënimet globale.
Duke theksuar angazhimin për të luftuar komplotet e pretenduara iraniane kundër SHBA-së, ai tha se mbeten të përkushtuar për “zbulimin, parandalimin dhe luftimin e komploteve vdekjeprurëse iraniane jashtë SHBA-së dhe brenda tyre”.
“Këto kërcënime janë rritur ndjeshëm”, shtoi ai.
Clayton tha se “gratë dhe burrat tanë jashtë vendit, si dhe gratë dhe burrat tanë këtu në SHBA, përballen me kërcënime më të mëdha”.
“Ne e kemi riorganizuar qendrën tonë për misionin kundër kërcënimeve iraniane për të ndihmuar në luftimin e këtij kërcënimi dhe kemi arritur shumë suksese, të cilat janë bërë publike, lidhur me komplotet për vrasje që synojnë disidentët”, tha Christopher Raia, zv/drejtor i FBI-së.
Seanca dëgjimore, me titull “Kërcënimet globale ndaj atdheut: 25 vjet pas 11 shtatorit”, u karakterizua nga mungesa e drejtorit të FBI-së, Kash Patel, gjë që nxiti kritika nga kryetari i Komitetit, Andrew Garbarino.


