Arlind Murtezani nga LSH: Komuna e Tetovës me skenar të rrezikshëm kundër qytetarëve, dëshiron të kontrabandojë “shit-vjedhjen” e parcelës te zjarrfikësit

Arlind Murtezani: Komuna e Tetovës me skenar të rrezikshëm kundër qytetarëve, dëshiron të kontrabandojë “shit-vjedhjen” e parcelës te zjarrfikësit

Të nderuar përfaqësues të mediave

Të dashur qytetarë

Jemi këtu për të denoncuar një plan destruktiv të udhëheqësisë së Komunës së Tetovës që ka për qëllim realizimin e ambicjeve për shitjen e pronës publike te zjarrfikësit duke rrezikuar procesin e emrave të rrugëve dhe shpërbërjen e këshillit komunal.

Shumica dhe udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës planifikon që studimin e fizibilitetit për shit-vjedhjen e parcelës së zjarrfikësve ta vendos në seancën e ardhëshme si pikë të parë të rendit të ditës dhe pas saj ti vendos llogarinë përfundimtare të buxhetit komunal dhe propozimin për ndryshimin e emrave të rrugëve.

Kështu shumica dëshiron që të kushtëzojë opozitën, opinionin dhe gjithë qytetarët, që të lejohet shit-vjedhja e pronës publike dhe miliona eurove, para të qytetarëve si parakusht për të votuar dy pikat e tjera. Në të kundërtën, sipas shantazhit të shumicës aktuale, nëse pengohet pika e parë e shit-vjedhjes së pronës publile atëherë me automatizëm bllokohet seanca dhe nuk do të kalojnë as dy pikat e tjera, ndryshimi i emrave të rrugëve dhe votimi i llogarisë përfundimtare. Nëse ndodh kjo do të dështonte një proces mjaft i rëndësishëm i ndryshimit të emrave që shumica aktuale e trumbetoi por duket që tani nuk ka guxim ta shtyejë përpara nga frika prej partnerit të tyre, VMRO dhe dëshiron ta kamufloje me shit-vjedhjen e parcelës. Pika e dytë mosvotimi i llogarisë përfundimtare do të nënkuptonte shpërbërje të këshillit komunal dhe zgjedhje të reja për këshillin, skenar i ngjashëm me atë të vitit 2022, që mbulon dështimet e udhëheqësisë komunale, defokuson opinionin dhe ju shërben vetëm interesave partiake dhe klanore të këtij regjimi VMRO-VLEN, ndërsa dëmton interesat e tetovarëve.

I bëjmë thirje Bilall Kasamit dhe shumicës së këshillit që studimin e fizibilitetit të mos e përziejnë në seancë të njëjtë me pikat e tjera të rëndësishme për tetovarët, por të heqin dorë nga kjo pikë ose të njëjtën ta vendosin në seancë tjetër nëse besojnë se kanë argumente dhe të drejtë ta kalojnë, të heqin dorë nga lojrat e errëta dhe skenaret në kurriz të qytetarëve.

Arlind Murtezani, Këshilltar i Lidhjes Shqiptare – Tetovë