Hoti i ashpër me Osmanin: Kur mbaron sezoni i turizmit politik mbetesh në rrugë i nervozuar, deri të gjesh ofertën e radhës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratave të bashkëpartiakes, Vjosa Osmani.

Hoti në postimin e tij e quajti Osmanin turiste politike.

“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.”, shkroi ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat.