Nga Moska në Dublin/ Pas Putinit, Kushner e Witkoff takojnë Zelenskyn në Irlandë

Pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, të dërguarit amerikanë të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, shkuan direkt në Dublin për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Bisedimet synojnë mundësinë e paqes në Ukrainë. Bisedimet diplomatike vijnë pas atyre të së martës dhe të mërkurës në Abu Dhabi, të parat të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës që nga shkurti.