Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut.
Ngjarja u regjistrua të martën, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, viktima ishte pjesëtar i forcave të armatosura ruse. Institucioni bëri të ditur se për rastin është hapur një hetim penal për vrasjen.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhi shpërthimi, nëse automjeti ishte në lëvizje apo i parkuar, si dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkaqet e mundshme të ngjarjes apo nëse dyshohet për një sulm të qëllimshëm.


