Bilanci i viktimave nga përplasjet zinxhirore në autostradën Trakia në Bullgari është rritur në 12 persona.

12 të vdekur dhe 48 të plagosur nga dy aksidente të rënda zinxhirore në Bullgari

Dy aksidente masive ndodhën pranë vendkalimit Zimnica, në autostradën “Trakia”, në juglindje të Bullgarisë. Në përplasjet e njëpasnjëshme u përfshinë gjithsej 86 automjete, përfshirë vetura, autobusë dhe kamionë.

Shkak kryesor i tragjedisë dyshohet të jetë mjegulla jashtëzakonisht e dendur, e cila në disa segmente e kishte zvogëluar dukshmërinë në vetëm 1–2 metra.

Për shkak të përmasave të aksidentit, në tri komuna bullgare është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar në terren.

Sqarim për bilancin: Ministria bullgare e Shëndetësisë më pas konfirmoi 11 viktima dhe 51 persona të hospitalizuar, duke korrigjuar shifrën fillestare prej 12 të vdekurish.