VLEN akuzon Musa Xhaferin: Po bllokon marrëveshjen që lehtëson kalimin e kufirit me Shqipërinë!

Ratifikimi i marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për kontrollin e përbashkët kufitar ka ngecur në Kuvend, pasi ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme, i drejtuar nga Musa Xhaferi.

Nga VLEN akuzojnë Xhaferin për pengimin e procedurës, duke theksuar se marrëveshja nuk ka arritur të përfshihet në seancën e sotme plenare.

Marrëveshja parasheh sistemin “një ndalesë, një kontroll” në pesë vendkalime kufitare me Shqipërinë, përfshirë Qafë Thanën, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.

Ende nuk dihet se kur marrëveshja do të shqyrtohet në komision dhe do të rikthehet për ratifikim në Kuvend.