Mexhiti pret ambasadorin e ri të Turqisë Alper Aktaş

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş të cilit i shprehi mirënjohjen për kontributin e deritanishëm të institucioneve turke në vendin tonë dhe besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve, shkruan Top24

Mexhiti uroi ambasadotin Aktas duke i uroj suksese në misionin e tij diplomatik

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Çairit ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş.
Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i bashkojnë lidhje të hershme kulturore dhe një traditë bashkëpunimi institucional. E vlerësoj kontributin e deritanishëm të institucioneve turke në vendin tonë dhe besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderoj ambasadorin Aktaş për vizitën dhe i uroj suksese në misionin e tij diplomatik.