Flamuri shqiptar është vendosur sot, më 10 nëntor, në objektin e Komunës së Kumanovës, sipas materialit të dërguar në redaksi. Në material thuhet se vendosjen e ka bërë kryetari i komunës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski.
Ky zhvillim vjen pas reagimeve të VLEN-it ndaj qëndrimeve të Dimitrievskit kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.


