Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin se spitalit klinik të Tetovës ni bashkohet edhe Prof. Dr. Wang Wenlin nga Kina, një tjetër emër i njohur i mjekësisë ndërkombëtare. Elezi thekson se Nga dita e enjte, Prof. Dr. Erdal Tashçë, kirurg kardio-torakal dhe drejtor i Departamentit të Transplantimit të Mushkërive në Spitalin Universitar Koşuyolu në Stamboll, do të realizojë 5 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërsa të premten, nga ora 13:00 deri në 15:00, do të jetë në dispozicion për konsulta me pacientët, shkruan Top24
LAJM I JASHTËZAKONSHËM PËR SPITALIN KLINIK TË TETOVËS DHE MË GJERË!
Pas bashkëpunimit me Prof. Dr. Wang Wenlin nga Kina, një tjetër emër i njohur i mjekësisë ndërkombëtare i bashkohet Spitalit Klinik të Tetovës!
Nga dita e enjte, Prof. Dr. Erdal Tashçë, kirurg kardio-torakal dhe drejtor i Departamentit të Transplantimit të Mushkërive në Spitalin Universitar Koşuyolu në Stamboll, do të realizojë 5 ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Klinik të Tetovës. Ndërsa të premten, nga ora 13:00 deri në 15:00, do të jetë në dispozicion për konsulta me pacientët.
Profesori, pjesë e ekipit që realizoi transplantimin e parë të mushkërive në Turqi në vitin 2009, tashmë është i licencuar edhe në institucionin tonë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, ai do të jetë i pranishëm në fillim të çdo muaji për konsulta dhe operacione në kirurgjinë torakale.
Një arritje e rëndësishme nga vizita e tij e fundit ishte realizimi, për herë të parë në Spitalin Klinik të Tetovës, i segmentektomisë së mushkërisë me metodën moderne Uniportal VATS. Përmes kësaj ndërhyrjeje u hoq vetëm segmenti i prekur nga lezioni tumoral (1–1.5 cm), duke shmangur heqjen e plotë të lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë.
Një tjetër hap i rëndësishëm në avancimin e kirurgjisë moderne dhe në sjelljen e ekspertizës ndërkombëtare më pranë pacientëve tanë!
Spitali Klinik i Tetovës, gjithnjë në shërbim të pacientëve të Tetovës, Pollogut dhe më gjerë!


