Një 39-vjeçar nga Banjica e Poshtme është arrestuar nën dyshimin për vjedhje në tentativë.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë vjedhje në bazë të denoncimit të një 35-vjeçari nga fshati Poroj.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurat ligjore.


