Një aksident trafiku është regjistruar sonte në rrugën industriale në Tetovë, ku një person është goditur nga një veturë.
Nga terreni, Tema.mk informon se në vendin e ngjarjes shihet edhe një karrocë fëmijësh, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk dihen.
Sipas burimeve, ndihma e shpejtë ka transportuar një person në spital. Për momentin nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të lënduar. Priten detaje të reja në vazhdim.


