Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka qëndruar në komunën e Dibrës së bashku me ministra dhe zëvendësministra ku kanë takuar kryetarin e komunës së Fisnik Melën me të cilin vizituan disa nga punimet që po zhvillohen në këtë komunë të mbështetura nga qeveria, shkruan Top24
Sot jemi në Dibër, së bashku me përfaqësues të pushtetit qendror, ministra, zëvendësministra dhe deputetë. Vizitën e filluam me takimin me kryetarin e Komunës, Fisnik Mela, për të diskutuar projektet në realizim dhe investimet që i duhen Dibrës.
Në fokus kishim infrastrukturën në qytet dhe në fshatra, zhvillimin e turizmit e të blegtorisë, potencialin e Liqenit të Dibrës dhe mundësitë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik.
Nevojat e komunave kërkojnë angazhim edhe nga pushteti qendror. Prania jonë këtu ka këtë qëllim, që të shohim nga afër ku ka përparim, ku ka pengesa dhe çfarë duhet të bëjmë bashkë për t’i çuar projektet përpara.
Fisniku dhe qytetarët e Dibrës e kanë mbështetjen tonë për investimet që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja pune.



