Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia 2”, kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, sot nisi nga e para në Gjykatën Penale në Shkup, për shkak të ndryshimit të një anëtari të trupit gjykues.
Të dy të akuzuarit përsëritën se nuk ndihen fajtorë. Mbrojtja e Vasevit pretendon se aktakuza bazohet në supozime dhe jo në prova konkrete, ndërsa avokatja e Nuhit reagoi për dorëzimin e provave shtesë nga Prokuroria. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2018-2022, përmes furnizimeve të paligjshme dhe keqpërdorimit të barnave, buxhetit i është shkaktuar dëm prej gati 36 milionë eurosh.


