Milanoja nderon Franco Baresin, emri i legjendës së Milanit vendoset në Panteonin e qytetit

Qyteti i Milanos ka nderuar Franco Baresin, ish-kapitenin historik të Milanit, duke regjistruar emrin e tij në Famedio-n e Varrezave Monumentale, një hapësirë e konsideruar si Panteoni i personaliteteve që kanë nderuar qytetin me kontributin e tyre.

Ceremonia e zbulimit të pllakave përkujtimore u zhvillua më 2 nëntor, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, dhe presidentes së Këshillit Bashkiak, Elena Buscemi.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe familjarët e Franco Baresit, ndërsa Milanin e përfaqësoi Daniele Massaro, një tjetër legjendë e klubit kuqezi dhe aktualisht ambasador i markës.

Ky nderim përbën një tjetër vlerësim për figurën e Baresit, i cili konsiderohet një nga simbolet më të mëdha në historinë e Milanit dhe një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të futbollit italian.