Arrestime për drogë, armë, dhunë në familje dhe incidente të shumta – policia me aksione në disa qytete

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar një sërë aksionesh në disa qytete të vendit, duke arrestuar persona për posedim droge, armë pa leje, dhunë në familje, keqpërdorim të të dhënave personale dhe vepra të tjera penale.

Në Shkup, janë arrestuar M.A. (33), M.L. (46) dhe S.D. (26) nga Çegrani i Gostivarit, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Po në Shkup, policia ka pranuar një denoncim nga një banor i fshatit Pobozhje, i cili në çatinë e shtëpisë së tij gjeti një plumb qorr. Rasti po hetohet.