Pas humbjes së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë dhe akuzave të kësaj partie se VLEN-i ka punuar kundër saj, ka reaguar deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini.
Ajo ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se vota e VLEN-it nuk mund të barazohet me votën e Levicës, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për qasjen e atyre që kërkojnë votat e Levicës dhe LSDM-së mbi baza nacionale, e më pas kritikojnë VLEN-in.
“Të kërkosh votat e Levicës e LSDM-së mbi baza nacionale, dhe më pas të akuzosh VLEN-in si koalicion, është kontradiktore dhe nuk ka asnjë sens politik”, ka shkruar Adili Emini.
Ajo ka shtuar se votat mbi baza nacionale dhe ato qytetare përfaqësojnë dy qasje të kundërta politike.
“Dy gjëra të kundërta nuk bashkohen. Ose kërkon vota me bazë nacionale, ose vota qytetare”, ka përfunduar deputetja e VLEN-it.


