Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherit një nga liderëtn e AKI-së, Skender Rexhepi-Zejd gjatë fjalimit të tij në festën e fitores së Arkin Jahiji ka përcjellur një moment mes tij dhe kryeministrit Mickovski nga parlamenti. Zejdi kujtoi se para disa ditësh kryeministri Mickovski i kishte thënë se më 1 Nëntor në mbrëmje do ti shkruaj mesazh dhe të ja uroj fitoren e Radiçevskit por ja që sonte jam këtu në Çellopek për të festuar fitoren e Arkinit dhe nga këtu po i uroj Mickovskit publikisht fitoren e shqiptare të Bërvenicës, shkruan Top24


