KOVAÇKI E URON JAHIJIN PËR FITOREN NË BËRVENICË: “SOLLËN VOTUES NGA JASHTË VENDIT, POR SHIFRAT JANË KËTO”
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, sonte në Bërvenicë e uroi kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës, Arkin Jahiji, për fitoren në zgjedhje.
Kovaçki deklaroi se diferenca mes Jahijit dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, është rreth 200 vota.
“Dëshiroj t’i uroj kundërshtarët që arritën fitore në këtë cikël zgjedhor. Ndonjëherë nuk mund të bësh asgjë kundër shifrave, shifrat janë ato që janë. Ata arritën të sjellin shumë njerëz nga jashtë, të cilët nuk jetojnë këtu, por jashtë kufijve të vendit tonë, megjithatë votuan për kandidatin e BDI-së”, deklaroi Kovaçki.


