Ish-kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke uruar fitoren e Arkin Jahijit.
Në një mesazh të publikuar pas përfundimit të procesit zgjedhor, Ramadani theksoi se shumica e qytetarëve e ka përcaktuar rezultatin, ndërsa falënderoi të gjitha partitë politike dhe qytetarët për korrektësinë gjatë procesit.
Ai veçanërisht shprehu mirënjohje për diasporën shqiptare, duke vlerësuar kontributin e saj dhe lidhjen e vazhdueshme me vendlindjen, njofton TS.
“Demografia foli, shumica vendosi dhe drejtësia u kthye në Bërvenicë. Falënderoj për korrektësinë të gjitha partitë politike, qytetarët e kësaj komune dhe në veçanti diasporën tonë të dashur, e cila gjithmonë na vjen në ndihmë dhe dëshmon se lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë. Respekt për të gjithë! Urime fitorja!”, ka shkruar Ramadani.


