Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kanë mbërritur në fshatin Çellopek, ku po zhvillohet festa pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.
Dy liderët janë pritur në atmosferë festive nga mbështetësit e AKI-së dhe qytetarët e mbledhur në Çellopek, ku festa po vazhdon me curle, tupana dhe valle tradicionale shqiptare.
Prania e Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit i ka dhënë edhe më shumë vëmendje festës së organizuar pas rezultatit zgjedhor në Bërvenicë.


