Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë. Pritja u organizua nën mikpritjen e ambasadorit turk, Alper Aktaş.
Përmes një postimi, Zekolli Shaqiri theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke i vlerësuar ato si bazë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe krijimin e mundësive të reja në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Me këtë rast, ajo uroi popullin turk për Ditën e Republikës, duke shprehur dëshirat për paqe, përparim dhe prosperitet.


