Artin Spahiu: Nuk kam ndërmend t’i jap llogari shumicës së kryesisë së BDI-së, pasi deri dje ishin me VLEN-in në Dibër!

Artin Spahiu ka reaguar me një mesazh kritik ndaj shumicës së kryesisë së BDI-së, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë llogari për kontributin e tij para personave që, sipas tij, deri para një viti ishin kundërshtarë politikë të tyre dhe mbështetës të VLEN-it.

“Por nuk kam ndërmend të harxhoj energjinë time për t’u dhënë llogari njerëzve – shumicës së kryesisë së BDI-së sot – që deri para një viti ishin kundërshtarët tanë politikë dhe mbështetës të VLEN-it, e që sot pretendojnë të gjykojnë kontributin tim sikur të kishin qenë gjithmonë në të njëjtën anë me ne”, ka shkruar Spahiu.

Ai thekson se nuk dëshiron të mbetet peng i së kaluarës dhe i hakmarrjeve partiake, por njëkohësisht paralajmëron se nuk do të lejojë që heshtja e tij të interpretohet si pranim i akuzave që i konsideron shpifje.

“Një vit më vonë, nuk kam ndërmend të jetoj me të kaluarën dhe as të mbetem peng i hakmarrjeve partiake. Por as nuk do të lejoj që heshtja ime të interpretohet si pranim i shpifjeve”, ka deklaruar Artin Spahiu.

Teksti i plotë