“Asnjë lidhje me universitetin”/ Rama publikon dhe lexon listën e të arrestuarve në protestë për dhunë, zbulon precedentët e mëparshëm penalë

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat sot, ka publikuar listën e personave të arrestuar gjatë protestës, të cilët, sipas tij, nuk janë studentë dhe nuk kanë lidhje me këtë kategori.

Me inicialet dhe fotot me sytë e mbuluar, Edi Rama ka paraqitur listën e tyre, duke përmendur gjithashtu akuzat që rëndojnë ndaj tyre dhe precedentët e mëparshëm penalë.

Rama tha se këta persona janë përdorur në këtë protestë për të ushtruar dhunë, ndërsa në precedentët penalë që lexoi, disa prej tyre rezultojnë të dënuar me burg për vepra të rënda penale, përfshirë edhe vrasjen.

VIJON….